Partizani B dhe Gramshi në finale

Partizani B dhe Gramshi janë dy skuadrat fituese të fazës play-off në Kategori të Dytë.

Të kuqtë kanë mundur sot Sopotin, me shifrat 4-0 falë golave të Peqinit, Bërdufit dhe Carës (2). Skuadra e Dritan Mehmetit, tregoi se ka një marsh më shumë se kundërshtari, teksa kthehet në favoritin kryesor për t’u ngjitur në Kategori të Parë.

Sakaq, skuadra ‘B’ e Partizanit, do të luajë të enjten në turin tjetër ndaj Gramshit, i cili fitoi ndaj Luzit pas goditjeve të penalltive. Koha e rregullt u mbyll 2-2, teksa nga 11 metra larg, u treguan më të saktë gramshiotët, duke mbyllur 5-6.

“Play-Off” 

Luzi 2008 – Gramshi 2-2 (5-6 p)

Partizani B – Sopoti 4-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!