Selltik merr Ajetin

Albian Ajeti, sulmuesi i kombëtares së Zvicrës iu bashkua verën e kaluar Uest Hemit në Premier League duke lënë Bazelin në Zvicër.

Gjithësesi, 23 vjeçari u aktivizua fare pak me skuadrën londineze duke mos arritur të bindë teknikët përfshirë dhe atë të fundit David Mojes.

Me gjasë, sulmuesi i ri, do të vazhdojë karrierën në ishull por në veri të tij në shtetin e Skocisë.

Vetë Uest Hem ka gjetur akordin me klubin e famshëm skocez të Selltikut i cili në fund të edicionit ka të drejtën e blerjes së kartonit të shqipatro- zvicerianit për 5 milion paund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!