David Luis, “rekordmeni” i penalltive…

David Luis ka mbyllur një sezon të paharrueshëm në radhët e Arsenalit. Mbrojtësi brazilian ka vendosur një rekord të pazakontë: atë të penalltive më të shkaktuara gjatë një sezoni të vetëm të Premier League.

Në fakt, me atë të shkaktuar në javën e fundit kundër Uatfordit, braziliani arriti në numrin 5 të penalltive të shkaktuara, si askush tjetër në ishull.

Një tjetër statistikë, që konfirmon mungesën e efektivitetit të lojës mbrojtëse me David Luis në fushë, është edhe fakti, se “topçinjtë” kanë pësuar 13 gola, në 14 raste kur ai ka qenë titullar.

E megjithatë, Arsenali ka vendosur të mos e largojë David Luisin nga radhët e tij. Një muaj më pare, klubi londinez ka njoftuar rinovimi i kontratës me mbrojtësin brazilian, e cila do të përfundojë të fund të vitit 2021.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!