“Barça-shtëpia ime, respekt për Kiken”…

Pasi ka njoftuar se ka dalë pozitiv me Covid-19 në orët e fundit, ish-mesfushori i katalanasve Ksavi Hernandez, trajneri aktual Al-Sadd, ka folur për gazetën “Marca” edhe për ëndrrën e tij për t’u bërë trajner i Barcelonës.

“Nuk mund ta fsheh ambicien time që një ditë ta stërvis Barcelonën,” ka deklaruar më së fundmi ish-mesfushori Ksavi. “Ajo është shtëpia ime, kjo do të ishte një ëndërr për mua. Por tani jam i përqëndruar te Al Sadd, ndihem i obliguar për shkak të fillimit të sezonit të ri”.

Dhe përsëri Barcelona? “Si e shoh situatën? Duhet respektuar Kike Setien, të cilit i dëshiroj vetëm më të mirat, ashtu si edhe ekipit. Kur të vijë radha ime ta drejtoj Barçën, do të flasim përsëri për të … “.

Në fund, një mendim edhe për Mesin? “Leo do të luajë për sa kohë që ai dëshiron, unë jam i sigurt për këtë,” tha ish-fantazisti blaugrana. “Në nivelin fizik ai është akoma i shpejtë dhe i fortë, ai është një “bishë” konkurruese. Nuk kam dyshime për praninë e tij në Kupën e Botës 2022 në Katar me kombëtaren e Argjentinës”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!