Rebelohet Artur, nis pushimet në Brazil…

Artur, mesfushori që sezonin e ardhshëm do të luajë për Juventusin (shkëmbimi me Pjaniç është zyrtar), ka njoftuar Barcelonën se është me pushime në Brazil dhe nuk ka ndërmend të kthehet në Spanjë, për finalet e Champions League.

Kjo është ajo që shkruan “Mundo Deportivo”, e cila nënvizon edhe irritimin e klubit “blaugrana” nga sjellja e brazilianit. Artur, në fakt, nuk ka marrë leje nga Barcelona për t’u larguar drejt Brazilit, ndaj klubi katalan ka kërcënuar se do të marrë masa ndaj tij, në rast se ai nuk kthehet në Spanjë.

Gjithmonë sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, shumë afër mjedisit “blaugrana”, Barcelona e dënon sjelljen e Arturit, duke i konsideruar si joprofesionale veprimet e mesfushorit.

Të pyetur nga gazeta sportive, burime pranë lojtarit, janë shprehur se Artur, nuk dëshiron të luajë më me Barcelonën, duke lënë të nënkuptohet se klubi “blaugrana” e ka shtyrë që ai të transferohej te Juventus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!