Van Basten kritikon De Ligt dhe Serinë A…

Duke qenë titullar pas dëmtimit serioz të Kielinit, holandezi De Ligt në çdo ndeshje është përpjekur për të justifikuar veten. Dhe brenda gjashtë muajsh, ai është bërë një strumbullar i pazëvendësueshëm i mbrojtjes juventine. Por është dikush, që nuk e shikon këtë rritjeje.

“Unë nuk mendoj se ai ka bërë një sezon më mirë sesa ai i kaluari te Ajaksi, – tha Marko Van Basten në mikrofonat e “Ziggo Sport.” – Ishte për të ardhur keq që nuk ishte Kielini, një lojtar i vërtetë për ekipin. Bonuçi bën punën e tij, nuk organizon dhe nuk tregon se çfarë duhet të bëjë Mathijs. Përkundrazi, Kielini bën gjëra edhe për të tjerët.

Unë mendoj se De Ligt do të kishte mësuar më shumë nëse do të ishte te Real Madrid, Barcelona, ose Mançester Siti. Ai mund të kishte luajtur në një ligë më interesante sepse Seria A, e cila është më e ulët se vendet që sapo përmenda,” ka deklaruar ylli i sulmit holandez, Marko Van Basten, i cili ka luajtur dhe shkëlqyer në radhët e Milanit të Sakit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!