Perineti, drejtori ri i Breshias në Seria B

Edhe pse ende kanë mbetur dy javë kampionat, Breshia fillon të planifikojë dhe mendojë për sezonin 2020/21 në Serie B. Klubi lombard ka zyrtarizuar emërimin e Xhorxho Perinetit, si drejtor të ri sportiv.

“I lindur në Romë, më 17 janar 1951, Xhorxho Parineti bashkohet me Breshian, pas një përvoje të gjatë në shumë klube te Serisë A dhe B. Drejtori Perineti do të prezantohet zyrtarisht në media, në mëngjesin e së martës së 28 korrikut,” thuhet në komunikatën për shtyp të klubit lombard.

Pas lamtumirës nga Xhenova, në verën e vitit 2019, një aventurë e re në botën e futbollit është gati të nisë për Perinetin, pa çka se në Seria B.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!