Milan me uniformë të re, Ramadani ofron Milenkoviç

Ndaj Kaljarit me 2 gusht,Milani do ta veshë fanellën e re ‘Puma’. Milan e prezantoi sot zyrtarisht fanellën për sezonin 2020/2021.

Futbollistët Alesio Romanjoli, Hakan Çalhanoglu, Teo Hernandez dhe Zlatan Ibrahimoviç kanë prezantuar sot fanellën e re kuqezi në një video zyrtare të publikuar nga Milan.

Kështu, përkundër moshës që ka (38), dhe zërave për largim, përfshirë Ibrën në këtë prezantim, duket se bashkëpunimi mes palëvë do vijojë.

Ndërkaq, ‘Gazzetta dello Sport’,thekson se menaxheri i njohur Fali Ramadani, dëshiron ta largojë Milenkoviç nga Fiorentina.

Duket se për sherbimet e mbrojtësit 22 vjeçar serb, është i interesuar Milan. Vetë Ramadani mësohet se ka nisur negociatat me kuqezinjtë. Fiorentina kërkon 50 milion për Nikola Milenkoviç ndërsa Milan jep Pakuetën dhe disa milion euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!