Perez: Zidan bekim për Real Madrid

Tekniku francez ka fituar besimin absolut të kreut të klubit “merengues”. Firma e bashkëpunimit, formalitet.

Tashmë te Real Madrid duket se është marrë një vendim. Zinedin Zidan do të jetë në stolin e Real Madrid edhe për sezonin 2020-21.

Siç raportohet nga gazeta sportive “Marca”, presidenti dhe trajneri francez folën në fund të kampionatit dhe siguria e vazhdimësisë së trajnerit duket e patundur.

Fitimi i La Liga-s së 34-t ka zbardhur çdo dyshim. “Zidan është një bekim për Real Madridin”, rrëfeu Florentino Perez kur skuadra e bardhë u shpall matematikisht kampion, pasi mposhti 2-1 Vijarrealin një javë nga fundi i La Liga-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!