Agjenti i Bejl: ‘Lojtarë si Garet, nuk huazohen’

Barnet: “Bejl ka dy vite kontratë. Atij i pëlqen të jetojë në Madrid dhe nuk shkon askund.”

Zinedin Zidan trajneri që nxori kampion për herë të 34 Realin javën e kaluar, vijon të mbajë në krye të listës së lojtarëve të padëshiruar garet Bejl dhe Hames Rodrigez.

Ndërkaq i pyetur nga BBC, agjenti i uellsianit Xhonatan Barnet lidhur me një largim të mundur të Bejl nga madrilenët ai konfirmoi se një largim i lojtarit të tij nuk në rendin e ditës:

Garet është mirë. Ka dy vite kontratë. Atij i pëlqen të jetojë në Madrid dhe ai nuk shkon askund. Ai ndihet mirë sa çdo lojtar i Real Madrid. Sigurisht, ka pasur interesa, por ka pak klube në botë që mund ta përballojnë atë.

Bejl ndihet mirë te Real Madrid, një ngushëllim që nuk ka ndërmend të largohet edhe në kuadrin e një huazimi, i cili megjithatë do t’i jepte atij mundësinë për të gjetur kohën e duhur para Europianit verën e ardhshme. Huazim para europianit?

Ai dëshiron të luajë për Uellsin në Europian. Dëshiron të luajë mirë për Uellsin. Garet është një nga lojtarët më të mirë në botë. Lojtarët më të mirë nuk huazohen”- vuri pikën mbi ‘i’ Barnet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!