Emeri rikthehet në Spanjë me Vijarrealin

Ish-trajneri i Arsenalit ka firmosur deri në 2023 me ‘nëndetësen’ duke zënë vendin e Havier Kaleha.

Vijarreal zgjedh të bashkëpunojë gjatë me Unai Emeri. Tekniku bask u shkarkua nga Arsenal përpara se Arteta t’i zinte vendin te “topçinjtë”, por tani, 48-vjeçari ka gjetur akordin me skuadrën e njohur spanjolle.

Emeri do të drejtojë për tri vitet e ardhshme Vijarrealin, “nëndetësen” e verdhë spanjolle, e cila së fundi është pozicionuar në zonën e Europa League të La Liga-s

Ish-trajneri i Arsenalit, ka firmosur deri në 2023, duke zënë vendin e Havier Kaleha.

Më parë Unai Emeri ka drejtuar me sukses Sevijen, ku arriti të fitojë edhe tri herë rresht Europa League, përpara se të kalonte te Paris SG në Francë. Aty ku fitoi dy tituj kampion, dy Kupa France dhe një Kupë Lige.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!