Egbo: “Do keni lajme në vijim, Kupën e dua”

Emanuel Egbo, njeriu që rilindi Tiranën duke e dërguar te titulli i 25 kampion, ka gjithë të drejtën e botës të ndihet krenar.

Madje ka të drejtë të xhvishet nga pengjet e së shkuarës apo të tashmes e të flasë…Gati bëri skandal me një deklaratë të fundit në mediat nigeriane teksa u ndal te racizmi shqiptar. Jo: Egbo thotë se “jam keqinterpretuar.”

Nesër në Laç për ndeshjen e parafundit. Natyrisht do të zbresë në fushë si kampioni më i ri dhe me mendjen te finalja e kupës me Teutën. Së paku kështu thotë tekniku…

E ardhmja?

“E thashë dhe më lartë, është klubi më i madh në Shqipëri, nuk ka trajner që nuk do ta drejtojë këtë ekip. Kemi punë për të bërë, kur të mbarojmë punën, do të shikoni lajmet në vazhdim. Nuk dua ta hap si temë fare, sepse e di si do të mbarojnë gjërat. Do keni lajme në vazhdim”.

Avdijaj?

“Normale, ku është parë, që ekipi të bëjë merkato dhe trajneri të mos marrë pjesë. Në fund të fundit, është trajneri ai që do të drejtojë ekipin. Duhet ta dijë çfarë lojtarësh vijnë, duhet të jetë në të mirën e klubit, skuadrës si strategji, edhe si vendosje për ekipin brenda fushës. Është puna e përbashkët mes trajnerit, drejtorit dhe në vazhdim.”

Formacioni?

“Gjithmonë do të shohim lojtarët që janë gati për ndeshjen e nesërme. Ata do të jenë gati për ndeshjen e nesërme. Nuk ka kursim. Ka lojtar që kanë pushuar dhe mund të pushojnë edhe nesër. Jemi në rregull. Lojtarët që e shikoj që do të japim maksimumin, do të jenë në fushë nesër. Çdo lojtar është i rëndësishëm dhe duhet të jap maksimumin.”

E ardhmja?

“Nuk e di pse të gjithë këtë pyetje. Kemi ndeshje me Laçin nesër. Aty e kam gjithë vëmendjen. Deri në finale duhet të marrim maksimumin nga të gjitha ndeshjet. Duhet të marrim Kupën se s’bën. Do të jetë gjithçka shumë e madhe nëse i fitojmë të dyja për 100-vjetor. Aty e kam mendjen.”

Xhelozitë?

“Në qoftë se ndodh diçka 1 herë, quhet fat, por në qoftë se ndodh 17-20 herë nuk quhet fat. Unë jam i bekuar nga Zoti që e kam emrin Emanuel Egbo. Zoti është me mua. Kur të mbarojë çdogjë do të flasim. Zoti ka pjesë në këtë arritje. Zoti nuk ka zbritur nga qielli, por është në stafin tim, në këto objektiv që kemi arritur deri tani. Falenderoj të gjithë skeptikët, se më kanë bërë më të fuqishëm për të vazhduar punën time”.

Racizmi?

“Ndoshta e kanë keqkutuar si e kanë shpjeguar. Sepse unë thashë që është diçka e vështirë të pranohet nga disa. Unë kam pasur mbështetje nga shumica e njerëzve në Shqipëri. Nga tifozët, ata që kanë qenë pozitivë. Tirana ka dalë kampion sepse ka qenë e rrethuar me njerëz pozitivë.”

Atmosfera?

“Ka qenë e rrethuar me harmoni, si një familje. Ka pasur edhe nga ata që nuk kanë dashur ta fitojë Tirana titullin. Gjërat duhen thënë troç. Ka njerëz që kanë folur keq edhe kur kemi qenë duke fituar, prap nuk kanë qenë të kënaqur. Në qoftë se unë do të hap telefonin dhe do të tregoj mesazhet, shumë trajnerë shqiptarë më kanë uruar. Pozitiviteti më jep më shumë fuqi, për të dhënë maksimumin. Jemi përkushtuar shumë deri në fitimin e kampionatit. Gjerat janë siç janë, disa të vërteta duhen thënë. Etika? Jam i fokusuar diku tjetër” 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!