Laçi pret kampionët, do tri pikë Europe

Në formacionin vendas pritet të ketë disa mungesa.

Laçi në kërkim të biletës zyrtare kontinentale për edicionin aktual, do të presë nesër në shtëpi kampionët e Tiranës. Ndoshta kurbinasit me kordonin e pritjes së skuadrës kampione para se bardheblutë të dalin në fushë…

Në terren,duket se do të ketë garë impenajtive. Së paku për vendasit e teknikut Armando Cungut, të cilët me 4 pikë përpara nga vendi që ndjek Europën dhe me 6 pikë në dispozicion, duan vetëm tri pikë.

Nuk do të jetë e lehtë. Paçka se Laçi ka motiv dhe gëzon formë të shkëlqyer sportive. Pavarësisht se në formacionin vendas pritet të ketë disa mungesa.

Donald Rapo është i pezulluar me kartonë, ndërsa Abdurrahman Fangaj dhe Regi Lushkja, dilemat e mëdha të Cungut përpara se të zyrtarizojë formacionin titullar.

Me interes edhe pritshmëritë e goleadorit Kirian Nuabueze. Sulmuesi kryeson listën e golashënuesëve me 21 gola dhe rikthimi i konkurentit Vasil Shkurtaj në radhët e Kukësit, mund të zgjojë dëshirën për lojë individuale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!