Trofeu i Apolonisë, dy kurbinas autorë të golave…

Finale Kategoria e Parë në ‘Elbasan Arena’: Kastrioti-Apolonia 1-2 (Ajazi 40’/ Mihana44′, Ajazi aut 67′)

E veçanta: Golashënuasit vijnë nga i njëjti rreth Kurbini, madje nga i njëjti fshat, Mali i Bardhë.

Apolonia fiton trofeun e titullit kampion në Kategori të Parë dhe 30 milion lek të vjetër. Skuadra fierake e drejtuar nga Artan Mërgjyshi mundi në ‘Elbasan Arena’ Kastriotin e Krujes, fituesin e grupit A me shifrat 1-2.

Kështu bardhjeshilët rikthehen te trofeu pas shumë vitëve teksa për herë të fundit ketë trofe e kishte marrë në fund të edicionit 1984-85.

Një ndeshje e nivelit të lartë…Protagonizmi kaloi herë te krutanëet e Ramazan Ndreut e herë te fierakët e Artan Mergjyshit, por në të vërtetë, dhe kjo për librin Guinnes, protagonistë absolutë ishin golashënuesit Spartak Ajazi dhe Redon Mihana.

25 vjeçari i krutaëve ka kohë që njihet në futbollin shqiptar pasi me Laçin në Kategorinë Superiore ka luajtur jo vetëm në elitë por dhe në takimin me Dundelanzh në Europa League. Ndërkohë Mihana 22 vjeçar, po afirmohet me forcë pikërisht te fierakët.

Gjithësesi ajo që është për Gunnes, ka të bëjë me faktin se të tre golat u shënuan nga këta lojtarë si si rrallëherë në botën e futbollit, jo vetëm shkojnë te goli, por vijnë nga i njëti rreth Kurbini, madje nga i njëjti fshat Mali i Bardhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!