Ndreu: Urime Apolonisë, prisja më shumë…

Në opinionin sportiv finalja Kastrioti- Aplonia për trofeun e Kategorisë së Parë, ishte një sfidë e gjitha në balancë…

Në fund, përvoja përballë teknikës, shkoi në favor të bardhjeshilëve 1-2, të cilet kthehen te trofeu pas 35 vitëve.

Pas saj:

Trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu për “Rtshsport”, pas finales së humbur me Aploninë e Fierit në Elbasan, ka thënë : “Donim ta fitonim këtë trofe. E kishim realizuar misionin, por i uroj sukses Apolonisë. Kështu e ka futbolli”.

Mendoj se Superiorja do lojtarë që të kenë nivel dhe të kenë kapacitet që ta përballojnë. Ne për merkaton do të shohim tregun vendas, varet sa do të na afrojë, por edhe të huaj.

Do të shohim ku të gjejmë ata lojtarë që na bëjnë punë”, tha Ramazan Ndreu, i zhgënjyer pas finales në “Elbasan Arena”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!