Font, gati projektin “për të shpëtuar” Barçën

Barcelona rrezikon “të bëhet si Milani, ose Mançester Junajtid”, pra për të mos qenë në gjendje të garojë për trofetë më të rëndësishëm kontinentalë.

Këto janë fjalët e Viktor Font, biznesmenit katalonas dhe kandidatit për kolltukun presidencial të klubit “blaugrana”, duke sfiduar presidentin aktual Josep Maria Bartomeu, në zgjedhjet që do të mbahen më 2021.

Font thotë se Barcelona ka të ngjarë të jetë “një nga klubet më të suksesshëm në Europë që nuk do të jetë në gjendje të garojë për titujt më të lartë”, raporton “BBC”.

Font, i cili ka punuar pë “projektin e tij presidencial” që nga viti 2013, thotë se klubi katalan po përballet me një “stuhi perfekte” në zëvendësimin e një brezi kryesor të lojtarëve, rinovimin e “Camp Nou” dhe menaxhimin e pasojave të pandemisë së koronavirusit.

“Konkurrenca është bërë gjithnjë e më profesionale gjatë dekadës së fundit,” deklaroi ai në mikrofonin e “Radio 5 Live” të BBC.  “Në qoftë se ne nuk arrijmë atë që ne mund të bëjmë, Barcelona ka rrezik të bëhet një Milan i ri ose një Mançester Junajtid”.

Pjesë e vizionit të Font është edhe rikthimi i ish-mesfushorit Ksavi si trajner i Barcelonës, si dhe krijimi i një klime të mirë që Mesi të mbetet në klub, pavarësisht se kontrata e tij skadon në vitin 2021.

“Ai është i pakënaqur dhe dyshon se çfarë duhet të bëjë për të ardhmen. Ai është pak i irrituar, sepse nuk është në gjendje të fitojë vit pas viti, veçanërisht Champions League. Këtu duhet të përqendrohet vëmendja”, deklaron kandidati presidencial Viktor Font.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!