Presidenti Bartomeu konfirmon Kike Setien

Kike Setien mbetet trajneri i Barcelonës për momentin. Kjo u raportua nga “Mundo Deportivo”, sipas së cilës tekniku i katalanansve, me gjasa ka marrë besimin nga presidenti Josep Maria Bartomeu, pas takimit ballë për ballë të premten.
Pas dështimit për fitimin e titullit të La Legas, zërat kundër trajnerit u shtuan pas humbjes ndaj Osasunës. I zemëruar, kapiteni Leo Mesi, u shpreh: “Ose ndryshojmë diçka ose do të humbasim edhe ndeshjen kundër Napolit”.
Mesazhi për largimin e trajnerit Kike Setien ishte i qartë, por “El Maestro” (Mjeshtri) siç e thërrisnin te Betis, duke ia doli ta bindë presidentin Bartomeu t’i japë bekimin e tij për të vazhduar kontratën e bashkëpunimit. Por përkohësisht, nënvizon media dhe mjedisi katalan…
