Binoto në prag të largimit, Hungaria testi…

Pak ditë para Grand Prix të Hungarisë, gara e tretë e Botërorit 2020 në F1, ka shumë pyetje në skuderinë Ferrari, që lidhen me krizën e thellë që “kokëkuqja” nga Maranelo po përjeton.

Sezoni filloi në mënyrën më të keqe të mundshme dhe pasojat mund t’i paguajë Matia Binotto, drejtori i ekipit që do të luajë shanset e mbetura në Hungaroring.

Siç dihet, situata sportive është dramatike. Nëse me testet e Barcelonës, në shkurtin e kaluar, u tha se SF1000 nuk ishte konkurruese, dy garat e para të Botërorit, në Red Bull Ring në Spielberg, treguan se Ferrari ishte një katastrofë totale.

Në të parën Grand Prix të Austrisë, Çarl Leklerk, duke përfituar nga disa rrethana të favorshme, arriti të renditet në vendin e dytë. Por ishte vetëm një tym në sy. Të dielën e kaluar, në GP Styrian, të dy pilotët ferraristë përplasen me njeri-tjetrin dhe braktisin garën…

Për Matia Binoto, si menaxher i “kokëkuqes” Grand Prix i Hungarisë do të jetë vendimtar për fatin e tij. Në rast të një dështimi tjetër, sipas asaj që raporton “Corriere della Sera”, drejtuesit e lartë të Ferrarit do të vendosin për një zëvendësim të mundshëm të tij.

Opsioni më i vlefshëm për momentin, duket se është Antonelo Koleta, kreu aktual i garave të GT. E gjithë kjo që mbetet për Binoto, është të shpresojmë se risitë teknike që do të futen në token hungareze do të japin fryte, ose të paktën disa shenja të një kthese.

Nëse kjo nuk do të ndodhë, “koka” e Matia Binotos do të jetë e para që do të pritet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!