Hamilton i pari, Ferrari dështim ‘spektakolar’

Luis Hamilton vendos ‘veton’ në garën e dytë të sezonit në Formula 1. Në pistën e Styrian Grand Prix, e cila u zhvillua po në Austri, sikundër në premierë, kampioni në fuqi theu shokun e skuadrës finlandezin Valteri Botas. Britaniku Hamilton domionoi lehtësisht që nga starti e deri në finish.

Katastrofë te Ferrari. Skuderia e kuqe,humbi dy makinat që në kthesat e para pasi Leklerk teksa tentoi të parakalonte shokun e skuadrës Fetel e goditi duke i shkaktuar dëmtim në pjesën e prapme të makinës.

Pas ndalesës me makinen e sigurisë në pistë, gjermani në fund kontratë te italianët, i dha lamtumirën garës. Sikundër dhe monegasi ndërsa disa xhiro më vonë la garën duke fajësuar makinen e dëmtuar.

Ndërkaq një duel i jashtëzakonshëm u regjistrua mes Botas dhe Verstapen.Pas Hamilton erdhi Botas teksa i treti holandezi Verstapen.

Gara e radhës e treta sezonale, në 19 korrik në Hungari duke nisur nga ora 15:10.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!