Aston Martin, e ardhmja e Sebastian Fetel…

Lajmi vjen nga Gjermania, ku shtypi vendës tregon të ardhmen e Sebastian Fetelit. I destinuar për t’i dhënë lamtumirën Ferrarit në fund të sezonit, piloti 33-vjeçar gjerman, katër herë kampion i botës në Formula 1 do të jetë pjesë e skuderisë në Racing Point.

“Bild” raporton lajmin se po zhvillohen bisedime midis Fetelit dhe ekipit të interesuar për të. Duhet kujtuar se skuderia britanike, e themeluar nga Laurenc Stroll, nga viti 2021 do të shndërrohet në Aston Martin, ku siç shkruan “Bild”, Sebastian Fetel do të zëvendësonte pilotin meksikan Sergio Perez sezonin e ardhshëm.

Sipas shtypit gjerman, skuderia aktuale Racing Point, duket një nga mundësitë më konkrete që Fetel të mbetet në Formula 1 brenda një ekipi konkurrues. “Bisedimet po zhvillohen, por nuk do të jenë të lehta”, pranon “Bild”.

Gjithsesi, me Sainz te Ferrari, Riçiardon te McLaren dhe kthimin e Alonsos te Renault, tregu i pilotëve të ardhmen e Sebastian Fetel e shikon te Aston Martin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!