Dalin detajet, Tirana dhe Bylis rrezikojnë…

Sipas Top Channel, Komisioni i Etikës si rrallë ndonjëherë ka në dorë një dosje voluminoze të UEFA-s ku shpjegohet me përpikmëri se si janë vendosur bastet për atë ndeshje.

“Drejtuesit e skuadrës ballshiote kanë qenë përpara Etikës, ditën e enjte, kur duhet të ishin dhe drejtuesit e Tiranës. Por një mos koordinim në komunikim solli mungesën e tyre.

Top Channel, ka mësuar që Komisioni i Etikës si rrallë ndonjëherë ka në dorë një dosje voluminoze të UEFA-s ku shpjegohet me përpikmëri se si janë vendosur bastet për atë ndeshje.

Janë tre metodat e lojës për të cilat janë vendosur para. 2-1 do të thotë fitorja e Tiranës në pjesën e parë dhe në të dytën Bylisi, lart me gola, që do të thotë se shënohen tre gola dhe më shumë.

Ndërsa metoda e tretë kanë qenë metoda rezultat përfundimtar 1, që do të thotë fitorja e Bylisit.

Secila goditje në baste ka pasur shumën prej rreth 8.000 euro dhe e fundit kishte goditje 15.000 euro, por që sistemi nuk e ka pranuar të plotë. Në total sipas BFDS përfitimi ka qenë mbi 500.000 euro. Dhe verdikti i kësaj dosje në bazë të dyshimeve konfirmon se ndeshja është e trukuar.”- raporton Top Channel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!