Football Republic kampione e Kategorisë së Parë U-19

Football Republic është shpallur kampione e Kategorisë së Parë për moshën U-19 pasi mundi në finalen e madhe të sezonit KF Shkodrën me rezultatin 3-1.

Takimi i luajtur në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamzë ka qenë mjaft emocionues deri në minutat e fundit. Vendimtar me dy golat e tij i riu, Zeneli, i cili vulosi triumfin e skuadrës kryeqytetase.

Në ceremoninë e zhvilluar në fund të takimit anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Edmond Spahiu i dorëzoi trofeun e kampionit djemve të Football Republic. Dy skuadrat vinin në këtë finale pasi kishin fituar grupet respektive në Kategorinë e Parë U-19,-shkruan FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!