Teleteksti i mbrëmjes…

727: Raporti i detajuar nga UEFA për ndeshjen Bylis-Tirana pritet të ndezë paraditen e nesërme ambientet e Komisionit të Etikës. E-maili këtë radhë, ka mbërritur te klubi Tirana.

727: Xherdan Shaqiri sipas mediave turke ka arritur akordin me Fenerbahçen e Stambollit.

727: Marko Pontreli thotë se synon ta kthejë Dinamon e Tiranës në një akademi me standarde ndërkombëtare, të përbërë nga trajnerë të huaj dhe ish-kampionë bote. “Misioni im është sjellja e markës Dinamo në nivele të larta ndërkombëtare”,Pontreli.

727: Kudo në kampionatet elitare do i ishte akorduar goli. Nuabuezes ndaj Luftëtarit jo. Lojtari eviton polemikat. Prej disa ditësh, klubi bardhezi është në heshtje shtypi. Përjashtim trajneri Cungu në deklarata të limituara.

727: Edmond Dosti përshendet shkarkimin e Sormanit nga Partizani. Ish- bomberi i kuq, kujton se ai ka propozuar me kohë largimin e një të dështuari të madh.

727: Ish-kundërshtari i Laçit në Europa League, Hapoel Ber Sheva, fitoi sot Kupën e Izraelit. Në finale mundi kryesuesën e ligës së dytë Hapoel Petah Tikva 2-0.

727: Lajpcig ofroi zyrtarisht 15 milion euro për Rashicën. Verderi kërkon 25.

727: Fidan Aliti në Suedi, shënoi golin e avanatzhit sot për fanelën e Kalmar ndaj Elfsborg. Në minutat e fundit, miqtë e kthyen rezultatin në favorin e tyre 1-2.

727: Mançsester Junajtid ndal me serinë e fitorëve.Barazohet në të 96-tën nga Sauthempton (2-2), duke humbur mundësinë për tu ngjitur që këtë javë në vend të 3-të.

727: Real Madrid mes vuajtjeve fiton në transfertën e Granadës 1-2. Për të shkuar te titulli i 34 në dy javë të mbetura i duhen vetëm 2 pikë. Të enjtën pret Vijarrealin…

727: Xhakomo Vrioni gjen dy golat e tij të parë me fanellën e skuadrës së 23-vjeçarëve të Juventusit, por pa mundur të ndihmojë skuadrën për më tej në play-off me Karrarezen. Sulmuesi i kombëtares shqiptare i futur në fushë nga stoli në minutën e 64-t, shënoi dy herë në minutat 75 dhe 90.

727: Interi, pasi habiti me lajmin gjatë ditës se Eriksen do qëndrojë në stol, mundi me përmbysje Torinon 3-1. Vëndi i dytë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!