Raport kalues, Ngo drejt Turqisë…

Stafi derjtues i Menemenspor ka interes parësor për sulmuesin anglez të Tiranës, Majkell Ngo. ‘Yeni Asir’ shkruan, se Ngo, një qytetar britanik i Nigerisë, i cili ka shënuar 9 gola në 26 ndeshje dhe ka bërë 14 asistime këtë sezon, mund të përfshihet në planet konkrete të klubit të Ligës së Dytë turke.

Mësohet se shefi teknik i skuadrës së Izmirit, Cenk Laleci dhe ndihmësi i tij Orhan Terzi, shkuan në Shqipëri dhe e panë Ngonë.

Më pas, menaxheri i njohur dha dakortësinë për lojtarin 27-vjeçar. Vetë Ngo, kuptoi se pala e interesuar dha një raport pozitiv rreth tij. Me skuadrën turke aktivizohen edhe dy ish-futbollistët të Laçit, Gentian Selmani dhe David Domgjoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!