Xhaferi: ‘Vllaznia do rigjejë vetën…’

“Kam paraqitur te Bashkia një plan me tre pika kryesore por që normalisht do shtjellohen në një afat 3-5 vjeçar.”

Menjëherë sapo Alban Xhaferi pas një kontrate bashkëpunimi me Bashkinë Shkodër mori rolin e donatorit te kuqeblutë, ka ardhur interesimi mediatik për të mësuar më shumë lidhur me platformën e re të kompanisë së tij.

I ftuar në ‘Ora News’, Alban Xhaferi shpjegoi në detaje se çfarë pritet të ngjasë në vijim te Vllaznia.

Kam paraqitur te Bashkia një plan me tre pika kryesore por që normalisht do shtjellohen në një afat 3-5 vjeçar. 

Unë jam Presidenti i ekipit të basketbollit të Vllaznisë dhe duke parë punën cilësore që kemi bërë tek ky ekip mendova dhe pjesën e futbollit. Ishte indicia kryesore. Para një muaji kam bërë një kërkesë zyrtare për t’iu bashkuar ekipit të futbollit Vllaznia si aksioner.

Duke vlerësuar procesin e gjatë të privatizimit u dakordësova me kryetaren e bashkisë për tu bërë sponsor i ekipit. Është një marrëveshje bashkëpunimi, partneriteti me qëllimin e mirë.

Pjesa e aksioneve është më e mira në pjesën e marrëveshjes. Në mungesë të kësaj, duke parë situatën e vështirë të klubit këtë sezon, atëherë është momenti i duhur për të bërë një investim në mënyrë që vitin tjetër klubi të kthehet me dinjitet për të arritur rezultate më të mira.

Në një plan të ri strategjik në një bashkëpunim me bashkinë e Shkodrës dhe donacioneve nga ana ime, me qëllimin e mirë të çojmë klubin sa më lartë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!