Kukësi e ka seriozisht, Vllaznia bie në fund

Kukësi 3 javë nga fundi, ngushton në 4 pikë diferencën me Tiranën

Kukësi-Teuta 3-0 (Limaj 5′, Kuper 12′ 35′)

Skënderbeu-Vllaznia 1-1 (Gripshi 9′ Pusi 89’/Krymi 72′)

Kukësi e ka seriozisht. Parë hapat falso të Tiranës gjatë javëve të fundit, skuadra verilindore ngushton ndjeshëm pikët me vendin e parë. Pasi e mundi në përballjen direkte, sot Kukësi shpartalloi edhe Teutën e Durrësit.

Fillimisht Limaj me një gol mjaft të bukur dhe dy herë Kuper (asistime të Abazajt), ishin autorë të golave të skuadrës së teknikut Orges Shehi.

Në të 68′-tën Abazaj fiton një top dhe pasi eviton daljen e portierit Frashëri, godet në portë. Ndërhyrja e qëllimshme me dorë e Beqjes, ndal topin. Karton i kuq për lojtarin e fundit. Godet Musolli, pret Frashëri.

Sakaq, më herët gjyaqtari Jorgji, kishte larguar edhe Aleksin e miqëve me dy kartonë të verdhë. Minutat e fundit, i japin më shumë mundësi Kukësit të administrojë. Edhe pse Krasniqi për Kukësin del me të kuqe.

Në Korçë, Skënderbeu e pa vetën përpara me një aksion të qëndisur mirë nga numri 10 bardhekuq Nazmi Gripshi. Një top i ardhur nga e djathta, përpunohet nga durrsaku dhe me një të majtë të shpejtë kalon Sherrin.

Në pjesën e dytë, Krymi arrin të barazojë, ndërsa shkodranët për minuta të tëra ishin duke rrezikuar. Por nuk ishte e thënë që skuadra veriore tashmë me ndyshime edhe në drejtimin e lartë të klubit të dilte me pikë. Në minutën e 89-të një “Pus” shkodran, shënon të dytin për korçarët e Dajës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!