Gjici: ‘Kukësi meriton vendin e Tiranës…’

Post Tirana- Kukësi 1-2.  Gjici duket sikur thotë: ‘kampionët jemi ne’

I pranishëm në ‘Selman Stërmasi’ për të ndjekur skuadrën e Kukësit edhe presidenti i Nderit njëherazi Kryetari i Bashkisë Kukës z.Safet Gjici.

Pas fitores së verilindorëve, Gjici është prononcuar në dalje të tribunës për mediat sportive duke shprehur keqardhje për pikët e lëna nga Kukësi në javët e kaluara. Frymëzuar nga fitorja e sotme me Tiranën, e treta brenda një kampionati mes tyre, Gjici ka deklaruar:

E rëndësishme është që kjo fitore vlen për shumë aspekte. E kam thënë se ekipi i Kukësit duhet të ishte ku është Tirana sot. Gabimet që kemi bërë gjatë rrugës na kanë ndëshkuar dhe jemi ku jemi. Kampionati vazhdon dhe do të shohim deri në fund.

Ka keqardhje padiskutim. Objektivi që klubi kishte për titullin duhet të vazhdojë deri në fund. Nuk dorëzohemi deri në fund se futbolli është i çuditshëm.

Padiskutim është një fitore morali, por edhe na duheshin tre pikët. Tirana ka punën e vet, ne kemi tonën. Nëse klubi vendos premio do e merrni vesh”-tha Gjici

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!