Teuta nuk njeh blof, vjen fitorja…

Kategoria Superiore java e 32-të. Teuta- Skënderbeu 1-0 (Kallaku 56′)

Teuta konfirmon momentin ideal të saj në këtë fazë të kampionatit teksa mundi sot 1-0 Skënderbeun në një ndeshje deçizive për fatet e europës.

Në pjesën e parë, skuadra durrsake e teknikut Martini, ishte dominuese në fushë duke krijuar raste për gol e goditur dy herë traversën e Koliqit.

Në pjesën e dytë Teutën e nxjerr sërish nga situata futbollisti më mirë i saj Sherif Kallaku. Numri 10 blu, pasi goditi traun në fillim lojë, finalizoi një top në afërsi duke përfituar edhe nga mospërqëndrimi i mbrojtjes dhe portierit.

Teuta pati sërish disa mundësi për të thelluar por më shumë duket se u kujdes për administimin. Në fund tri pikë të vyera dhe rimerr vendin e tretë që mbahej nga Laçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!