Mema: Të punohet teknikisht, përkushtim moshave…

Në korrik janë parashikuar takime të skuadrave të moshave për turneun rajonal për të gjitha mosaht. Në këtë drejtim edhe rajoni i Tiranës po ndjek me vëmendje situatën dhe përgatitjet.

Ekipet përfaqësuese të zyrës rajonale të Tiranës kamë zhvilluar ditën e sotme seancën e radhës me tri grupmoshat: U-13, U-14, U-15. Mes trajnerëve të ekipëve Kombëtare asistoi edhe specialisti pranë sektorit të Ekipeve Kombëtare në FSHF, Sulejman Mema.

Mema theksoi se trajnerët e klubeve duhet të bashkëpunojnë fort me trajnerët e ekipeve kombëtare. Natyrisht përr të pasur produktin e kualitativ në të ardhmen.

Në një prononcim për FSHF.org, Sulejman Mema u shpreh: “Është viti i tretë që Federata Shqiptare e Futbollit operon me këtë mënyrë seleksionimi në tetë zona rajonale të Shqipërisë, ku një herë në javë trajnerët e ekipeve, të cilët ne kemi përzgjedhur, trajnojnë futbollistët e moshave U-13, U-14 & U-15. Ata përqendrohen në përmirësimin e cilësive teknike, si edhe rritjen taktike, për të pasur një brez me aftësi shumë të mira.

Këta fëmijë janë pjesë e ekipeve kombëtare dhe ne këtu i kemi shpresat më të mëdha për të ardhmen. Duhet të përkushtohen, një ditë në javë do t’u bëjë mirë këtyre fëmijëve dhe i orienton shumë mirë kjo stërvitje e përjavshme, që ne organizojmë, sepse baza është stërvitja që zhvillojnë nëpër klube. Ndaj duhet të jenë të përgjegjshëm dhe klubet, edhe trajnerët e klubeve, për t’i rritur nga ana cilësore vetëm duke punuar në aspektin teknik me këto grupmosha.

Të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare janë të shpërndarë nëpër rrethe për të ndjekur stëvitjet, për të bashkëpunuar me trajnerët në stërvitje, për të zgjedhur vlerat më të mira dhe për t’i rritur vlerat e këtyre futbollistëve që ne kemi përzgjedhur”, – tha Mema.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!