Duka: VAR-i vjen bashkë me sezonin e ri…

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një prononcim të shkurtër për “Tring”, ka deklaruar se teknologjia (VAR) e projektuar për tu zbatuar në Shqipëri gjatë edicionit 2021-22, të përshpejtohet.

Gjithëçka vjen nga gafat pa fund të sektorit arbitrar të cilët me apo pa qëllim, gabojnë dendur. Ndaj Duka nuk e përjashton mundësinë e avancimit të VAR…

Kjo nuk është më një çështje se çfarë mendoj apo nuk mendoj. Ne kemi marrë tashmë një vendim, që të implementojmë sistemin VAR në edicionin 2021-2022.

Madje kemi filluar me zbatimin e projektit, kemi filluar me trajnimin e arbitrave, e stafeve që duhet ta menaxhojnë atë, sepse është krejtësisht një gjë e re, ndryshe nga ato që është mësuar të bëjë një federatë futbolli, sepse ka të bëjë edhe me teknologjinë.

Në këtë edicion 2020-2021 ne do të kemi vetëm një sistem VAR, që do ta përdorim për testime, trajnime dhe ndonjë ndeshje. Ndërsa në edicionin 2021-2022 të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore do të jenë me sistem VAR”,-u shprej kreu i Federatës Armand Duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!