Enrike, kandidat për në Federatën Spanjole

Katër vitet e ardhshme premtojnë të jenë shumë aktive për Luis Enriken, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Federatën Spanjole të Futbollit. Përveç funksioneve të tij si trainer i kombëtares, ai gjithashtu mund të shtojë praninë e tij, si anëtar i Asamblesë së Përgjithshme të RFEF.

Këto zgjedhje do të mbahen më 20 korrik, para zgjedhjeve presidenciale të planifikuara për më 17 gusht, ku presidenti aktual, Luis Rubiales, paraqitet si kandidati i vetëm për kolltukun presidencial të futbollit spanjol.

Dhe pse trajneri asturian Luis Enrike është në mesin e tetë kandidatëve të miratuar më 24 qershor nga Komisioni Zgjedhor i RFEF, ai është i preferuari i kolegëve të tij për t’u bërë pjesë e organeve drejtuese në Federatën Spanjole të Futbollit.

Duke parë edhe precedentët, Julen Lopetegui ka qenë anëtar i këtij organi gjatë kësaj përbërje të fundit të federates që drejtohej nga Angel María Vijar, zgjedhja e trajnerit asturian Luis Enrike duket krejt e sigurtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!