Kike në ikje, Ksavi alternativa kryesore

Ikona katalanase Ksavi, trajneri i Al Sadd në Katar, gjatë janarit e pati refuzuar ofertën e Barçës.

Duket se Barcelona ka gati recolucionin në pankinë. Kike Setien tha gjatë janarit teksa nënshkroi me blaugranët për dy vite e gjysmë, se ishte duke kullotur lopët kur i thanë se duhej të merrte Barcelonën.

Tashmë që ka lënë vendin e parë në La Liga, presioni është rritur ndaj tij. Goal.com. thotë se Setien ka kushtin të fitojë La Ligan dhe Championësin për të vijuar.

Me Mesin dhe Pike kundër, ish- trajneri i Betis, vështirë që mund tja dalë. Aq më tepër që në skenë për të marrë drejtimin e Barcelonës ka dalë emri i legjendës Ksavi Hernandez.

Madje shkohet më tej kur flitete se mes palëve është arritur edhe akordi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!