Nuabueze operohet me sukses, Ignjatoviç ndiqet nga…familja

Në Laç sot pati një tifoz special. Ose më mirë një familje speciale. Babai dhe djali i Aleksandër Ignjatoviç, kapitenit bardhezi, ndoqën ndeshjen Laçi- Kukësi (2-0)

Kirian Nuabueze prej disa ditësh ka kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në gju. Klubi tha sot për “Sporti Im” se sulmuesi amerikan i bardhezinjve pritet të jetë në fushë pas 10 ditëve. Ndoshta që me Partizanin.

Njëri nga reporterët e Supersport, gjatë raportimeve nga Laçi, ka hedhur dyshime lidhur me një shpërblim të mundshëm të Laçit nga klubi i Tiranës. Gjithnjë nëse do ia dilte të ndalte Kukësin.

Klubi i Laçit e përgenjështroi lajmin, duke e hedhur poshtë këtë deklaratë emocionale të raportuesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!