Projektohet e 31-ta, Skënderbeu-Tirana në mbrëmje

Pas arkivimit të javës së 30-të të Kategorisë Superiore, në radhë ajo pasuese e cila sipas Sektorit të Garave në FSHF, do të luhet në dy ditë (shtunë,diel). Madje ndryshe nga javët e fundit, dueli Skënderbeu- Tirana, do të spostohet për në orën 20:00.
Gjashtë javë nga epilogu, edicioni i 81-të Kombëtar i Futbollit, ka hyrë në fazën e nxehtë të objektivëve. Për shkak të pandemisë koronavirues, po luhet pa praninë e tifozëve dhe me protokoll higjeno-sanitar ekstra.
Kryeson Tirana e cila pas 11 viteve, duket me një dorë te trofeu i kampionit teksa ka 9 pikë distancë me ndjeksin më të afërt. Halili, presidenti bardheblu, ka lëshuar thirrjen për rikthimin e tifozëve në impiante.
Kalendari i javës:
Kategoria Superiore, java 31
E shtunë, 27 qershor
17:00
Partizani – Laçi
Flamurtari – Luftëtari
E diel, 28 qershor
17:00
Kukësi – Bylis
Vllaznia – Teuta
20:00
Skënderbeu – Tirana