Seria A, radha e kampionatit italian…

Nesër merr udhë kampionati italian me dy takime të prapambetura.

Nga e shtuna në mbrëmje më në fund sporti më i dashur në Itali do të kthehet për të mbushur hapësiren e madhe që lë Seria A. Dhe jo vetëm gjatë fundjavave. Nesër dhe pasnesër, të prapambeturat…

Pas lejes së shtetit, FIGC ka vendosur të luajë një të tretën e kampionatit të mbetur të sezonit 2019-20. Njëzet skuadrat e Serisë A, po përgatiten për finalen e madhe, atë që do të vendosin për titullin kampion, ekipet që do listohen në Champions, vendet e Europa League dhe sigurisht tre ekipet që do rrëzohen në Serie B.

Do të hapë takimet e nesërme çifti Torino- Parma duke nisur nga ora 19:30. Në mbrëmje mbyll dueli Hellas Verona- Kaljari (21:45).

Pas ristartit nesër, java do të vijojë të dielën me dy takimet e tjera të prapambetura Atalanta-Sasuolo dhe Inter-Sampdoria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!