Milik prapakthehu, Napoli hapa prapa

Spanjolli Kahejon rinovon me Napolin edhe për 2 muaj. Skadenca në 31 gusht.

Jo vetëm Gatuzo. Për të rinovuar te Napoli, fitues i Kupës së Italisë, ka një listë të gjatë. Mes tyre Hysaj por jo vetëm. Së fundi edhe polaku Milik.

Sipas ‘Il Mattino’ sulmuesi polak me kontretë deri në 2021 te të kaltërit, mund të nisë të mendojë për zgjatje kontrate. Sulmuesi u pikas nga Juventus teksa e kërkon me insistim por triumfi javën e kaluar pikërisht ndaj bardhezinjëve, duket se ka vënë në mëdyshje planet emerkatos së klubit.

Sipas së përditshmes italiane, drejtori sportiv Xhuntoli pritet të takohet ditët e ardhëshme me futbollistin për të konkluduar.

Ndërkaq edhe ish- lojtari i Real Madrid, Kahejon rinovon me Napolin edhe për 2 muaj. Skadenca në 31 gusht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!