Drita nuk gabon, fiton 2-0 ndaj Ferizajt…

Drita arrin fitoren e tretë radhazi. Në javën e 25-të të Ipko Superligës së Kosovës, mundi 2-0 skuadrën e Ferizajt. Pas kësaj fitoreje, skuadra gjilanase ngjitet në kuotën e 52 pikëve dhe vazhdon të kryesojë, me pesë pikë më shumë se sa Prishtina që e ndjek nga afër.

Pas një pjese të parë pa gola, në minutën e 49-të Kastriot Rexha dhe në të 77-tën Astrit Fazliu, ishin atorët e golave, që firmosën fitoren 2-0 të Dritës, të cilët nuk e ndjenë presionin e skuadrës së Ferizajt.

Nesër dhe pasnesër do të luhen edhe pesë takimet e tjera të javës së 25-të të Ipko Superligës së Kosovës. Të shtunën do të ndeshen: Drenica-Flamurtari, Drenica-Vushtria, Prishtina-Dukagjini, ndërsa të dielën do të përballen Ballkani-Trepça ’89 dhe Feronikeli-Llapi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!