Ballkani-Prishtina, finalja e Kupës së Kosovës

Ballkani dhe Prishtina në finale të Kupës Digitalb të Kosovës, më 29 korrik...

Feronikeli-Ballkani 1-1 (0-0), Drenica-Prishtina 2-3 (0-3)

Prishtina, pas fitores së ndeshjes së parë në ‘Fadil Vokrri’ 3-0, e kishte thuajse të sigurtë kualifikimin për në finale. Por edhe sot, skuadra e Dallkut fitoi ndaj Drenicës në Skenderaj 2-3, duke prerë zyrtarisht biletën e finales.

Sakaq te sfida Feronikeli dhe Ballkani, luajtur në Drenas, gjithçka mori përmasat e një supersfide. Megjithë përpjekjet e vendasve, ajo përfundoi 1-1.

Fillimisht skuadra e Munishit kaloi përpara me Mirlind Dakun në të 27-tën, ndërsa në pjesën e dytë në të 65-tën, Harmon për formacionin e Tovërlanit, barazoi shifrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!