Prishtina dhe Gjilani, në ndjekje të Dritës…

Pas fitores së djeshme, 2-0 të Dritës ndaj Ferizajt, sot u zhvilluan edhe tri takime të tjera për javën e 25-të të Ipko Superligës së Kosovës.

Kryeqytetasit e Prishtinës kanë fituar me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Dukagjinit, duke arritur suksesin e tyre të tretë radhazi në kampionat. Me 50 pikët e grumbulluara, skuadra kryeqytetase që drejtohet nga trajneri Armend Dallku, renditet në vendin e dytë me dy pikë më pak se Drita kryesuese.

Flamurtari, edhe pse në transfertë, arriti të fitonte 2-1 ndaj rivalit direkt për mbijetesë, Drenicës. Me 32 pikë, skuadra kuqezi e kryeqytetit renditet në vendin e 8-të, ndërkohë që takimin e radhës përsëri ka një sfidë të vështirë me Trepçën ’89, një kundërshtar tjetër për mbijetesë në Superligë.

Gjilanit, që drejtohet nga trajneri vlonjat Gentian Mezani, arriti një fitore të pastër 3-0 ndaj Vushtrrisë, që me gjasa i ka dhënë lamtumirën Superligës për sezonin e ardhshëm. Me 48 pikë, skuadra tjetër gjilanase renditet në vendin e tretë në renditje, katër më pak se kryesuesja, duke i mbajtur ende gjallë pretendimet për titullin…

Nesër, pra të dielën do të zhvillohen edhe dy takimet e fundit të javës së 25-të të Ipko Superligës së Kosovës: Ballkani-Trepça 89 dhe Feronikeli-Llapi.

Ja dhe rezultatet e ndeshjeve të sotme të javës së 25-të të Ipko Superligës:

Prishtina-Dukagjini 4-1 (Xhon 30’, Januzi 68’, Korenica 85’, Uka 88’/Merlaku 43’)

Gjilani-Vushtrria 3-0 (Svraka 36’, Veliu 58’, Razak 90+3’)

Drenica-Flamurtari 1-2 (Shillova 90+3’/Kelmendi 40’, Maliqi 64’)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!