Rinovimi/ Trajneri për Abrashin: ‘Një djalë i jashtëzakonshëm’

Që nga 2015-ta, Amir Abrashi, pasi la Grasshopers në Zvicër, i është bashkuar Frajburgut në Bundesligë.

Disa dëmtime e kanë penguar disa herë të shfaqë cilësitë e tij prej ‘gladiatori’, por 30-vjeçari me grintën e tij ka mundur të fitojë besimin e drejtuesve dhe trajnerëve për të qenë gjithnjë bazë e grupit.

Futbollisti i Kombëtares kuqezi, duket se ka pritur javët e fundit për të realizuar qëndrimin në Bundesligë, për të kërkuar rinovimin e kontratës e cila ishte në skadim.

Palët kanë ndërhyrë të bashkëveprojnë për të zgjatur qëndrimin e tij në skuadër. Duke folur për futbollistin, trajneri i Frajburg, Kristian Streiç, komplimentoi mesfushorin me fjalët:

Amir është një luftëtar i zoti, një person që sjell gjithçka për ekipin dhe gjithçka në çdo stërvitje. Kështu që ai sfidon dhe inkurajon shokët e skuadrës. Një djalë i jashtëzakonshëm.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!