Bundesliga drejt verdikteve të… fundit

Bajern Mynih, kampion 24 orë më parë, prish ‘balancat’ e javës së 32-të në Bundesligë.
Sot përballjet në fushë ofruan shumë rezultate pozitive për skuadrat e vogla, që janë në kërkim të objektivave minimalë.
Kështu Mainz fiton 0-2 ndaj Dortmundit jashtë shtëpie. Edhe Duseldorf arrin të marrë pikë në Lajpcig. I sigurtë në fushë Leverkuseni që fiton 3-1 ndaj Këlnit. Edhe Frankfurti bën detyrën duke kaluar Shalken 2-1.
Augsburg mundet nga Hofenheim 1-3, por rrezikon pak, pasi në dy takime të fundit, i mjafton një pikë për të shpëtuar.
Eintraht Frankfurt-Shalke 2-1
Borusia Dortmund-Mainz 0-2
Lajpcig-Fortuna Duseldorf 2-2
Bajer Leverkusen-Këln 3-1
Augsburg-Hofenheim 1-3
