Shfaqet Ravaneli, kërkon postin e Zubizaretës te OM

Që nga largimi i Andoni Zubizaretës, si drejtor sportiv i Olimpik Marsejës, shumë emra kanë qarkulluar për të marrë postin e ish-portierit legjendar të Barcelonës.

Fabricio Ravaneli nisi një mesazh të qartë kreut Zhak-Henri Eyraud që të vinte dhe të merrte postin e drejtimit të menaxhimit sportiv të klubit.

Në fakt ish- sulmuesi i famshëm i Juves ka luajtur gjatë vitëve 1997-2000 me OM duke mbetur një peron i dashur për qytetin. Me Marsejën në kërkim të një drejtori, mediat franceze kanë nisur të shtrojnë pyetje.

“Po pse nuk duhet që presidenti i OM ta gjejë lumturinë e tij me një ikonë të vjetër të klubit Marseille? Fabricio Ravanelli, i cili ishte një nga shënuesit kryesorë të OM midis 1997 dhe Janar 2000, aplikoi hapur për Eyraud këtë të premte”-thotë ‘Phocaean’.

Mesazhi i Ravanelit drejtuar klubit:

“Nuk është sekret që OM gjithmonë rri në zemrën time. Sapo arrita në Marsejë, u dashurova me këtë qytet dhe këta tifozë. Është e vështirë të shpjegohet, por mendoj se mentalitetet tona përputhen në mënyrë perfekte.

Ata panë që unë isha i fiksuar pas fitoreve dhe mendoj se u pëlqeu profesionalizmi im. Ishte një bashkim i vërtetë midis nesh. Dhe djali im Matia lindi në Marsejë dhe nuk harrohet, “-thotë Fabricio Ravaneli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!