”Drejtori” Ravaneli do Higuain te Marseja…

“Jam i interesuar për rolin e drejtorit sportiv te Marseja. Ky klub ka mbetur në zemrën time. Sapo arrita, menjëherë u dashurova me qytetin dhe tifozët”.

Fabricio Ravaneli, ish-sulmuesi i Juventusit, Lacios dhe Olimpikut, i intervistuar nga “Le Phoceen”, gjithashtu ka folur si “drejtor” edhe për lojtarin, që do të dëshironte të merrte për skuadrën marsejeze.

“Gonzalo Higuain mund të ishte një lojtar i rëndësishëm për Marsejën në ndeshjes për Champions League. Ai i ka mundësitë që të largohet nga Juventusi, pasi është 32 vjeç, por edhe mund të huazohet,”– ka deklaruar italiani 52-vjeçar Frabricio Ravaneli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!