Goli i Sadikut nuk vlen, Malaga në veshtirësi

Armando Sadiku shënon nga pika e bardhë për Malagën në të 42-ën, por në rifillimin e Secunda Division (Spanjë), skuadra e teknikut Serxhio Peliser, humb 1-3.

Në fakt Malaga e pa veten nën një gol teksa Hueska pretendente për të ngjitur në La Liga, kaloi përpara me Ferrierën që në të 2′-tën. Në fund të fraksionit të parë ndërsa vendasit fituan një penallti, bomberi elbasanas, goditi për 1-1 provizor.

Në pjesën e parë e cila zgjati edhe 10 minuta mbi kohën 45′ të parashikuara në rregullore, erdhi sërish avantazhi i miqëve po me penallti (45’+10). Në pjesën e dytë miqtë shënuan në të 80′-ën golin e sigurisë.

Në fushë për Malagën edhe Keidi Bare. Ndeshja u përshkua shpesh nga tensioni aq sa ekipet e mbyllen takimin me nga një futbollist më pak. Humbja 1-3 e mban Malagën në zonën e rrezikut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!