Mandzukiç aventurë negative në Katar…

Mario Mandzukiç nënkampioni i botës me Kroacinë, ndihet i zhgënjyer nga zgjedhja për të luajtur në katar me Al Duhail.

Siç është vënë re kohët e fundit, përfshirja e sulmuesit kroat në Katar nuk po vazhdon më së miri dhe ish-Juventini tashmë po mendon të ndryshojë fanellë.

Sakaq sipas portalit turk ‘F Fotomac ’, Fenerbahçe po mendon për 34 vjeçarin. Klubi i Stambollit me të cilin aktivizohet Vedat Muriqi, do të donte të shpenzonte para vetëm për një akord të shkurtër e jo për kartonin.

Me gjasë, Fenerbahçe nuk mund të fshehë më shitjen e yllit kosovar. Për Vedat Muriqin interesohet gjysma e klubëve elitare në Europë. Paçka se ditët e fundit u fol se Lacio i ka paguar klauzolën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!