Xhejms Adeniji: ‘Do kthehem në Superiore’

Skuadra e tij në Izrael po lufton për të mos rënë nga kategoria, ndërkohë që Hapoel Ironi Kiryat Shmona F.C, pozicionohet e treta nga fundi, ose më thjeshtë, e barabartë me pikë me Tziona (25). Bëhet fjalë për Xhejms Adeniji, sulmuesin nigerian, me një karrierë të gjatë në futbollin shqiptar.

Në një prononcim sot për Sporti im.al, ish-sulmuesi i Laçit dhe Skënderbeut, thotë se ndjek gjithë dinamikën e futbollit në Shqipëri. Ka një dëshirë: ta mbyllë me futbollin e luajtur në Kategorinë Superiore.

Xhejms kampionati në Izrael ka rinisur…

Kemi luajtur dy javë dhe skuadra ime Ironi Kiryat Shmona, po lufton për mbjetesë. Uroj t’ia dalim.”

E ndiqni Superioren?

Sigurisht. Madje me shumë vëmendje. Këtë vit duket një dominim i Tiranës.”

Si ju duket Skënderbeu dhe Laçi, me të cilat ke fituar trofe në Shqipëri?

“Nuk jam i surprizuar aspak nga ecuria e fundit e Skënderbeut. Pavarësisht problemeve jashtë klubit, ata kanë marrë rezultate të mira. Besoj se kanë trajnerin më të mirë dhe në Kupë besoj se do bëjnë mirë, duke e fituar atë. Kanë shumë cilësi brenda.

Edhe Laçi e ka vendin në Europë. Janë në vendin e 4-t, por mund të shkojnë më lart. Mos harroni, kam luajtur edhe me Bylis e Tomorri…”

Kthim në Superiore?

Për momentin jam këtu (Izrael), por kam edhe një vit kontratë me ekipin tim në Azerbajxhan (Gabala). Dua të kthehem një ditë në Kategorinë Superiore. Ndiej se duhet të kthehem.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!