Adolfi një ‘Selman’ gjigand për mbrojtjen bardhezi…

U grumbullua me Kastriotin më pas u ftua nga Laçi. Pas një pune sistematike e periudhe në stol, Adolf Selmani futbollisti 20 vjeçar i bardhezinjëve, debuton në 8 mars në ‘Air Albania Stadium’ kundër Tiranës.

Guxim i madh i teknikut Cungu por cfarë paraqitje shtatlrati në qënder të mbrojtjes. Nga ai moment, i padiskutueshëm në formacion.

Dje në “Pressing” , i vëllai i Gentian Selmanit, portierit të Menemenspor, flet thjeshtë por përpiqet të bindë se ai dhe skuadra e Laçit, janë duke kërkuar objektivë të rendëishëm. 5-2 ndaj Vllaznisë, i jep të drejtë…

Fitore e thellë ndaj Vllaznisë…

Jemi një grup i mirë, luajmë për fitore çdo ndeshje. Ia dolëm me Vllazninë. U përgatitëm të fitonim edhe me Teutën. Na shënuan me një penallti në fillim. Bëmë maksimumin të barazojmë dhe të kalonim në avantazh. Me Vllazninë ishte një ndeshje e luftuar. Na duhej vetëm fitorja dhe e arritëm.

Kishim katër mungesa, por lojtarët që do luanin do jepnin më të mirën. Donim të fitonim thellë, por pësuam dhe më pas reaguam. U ndje edhe pak lodhja te disa lojtarë. Me kalimin e javëve dhe me lojtarët që kthehen, do të jemi edhe më mire”.

Suksesi personal?

Me punë arrihet gjithçka, falënderoj stafin për besimin. Veçanërisht falënderoj presidentin Laska, që do ia shpërblej me punë për të arritur objektivat. Tirana ka ekip shumë të mirë. Do përballemi me ta sërish, deri tani Tirana është ekipi më i mirë”,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!