Shehi: ‘Duam Kupën, kam besim te futbollistët’

I do të dy trofetë. Kukësi nuk di ndyshe. Formulën e ka mësuar edhe trajneri i ri i tyre Orges Shehi. Në mos kampionatin teksa nuk varet nga Kukësi, Kupa mbetet prioritet. Sot do të luajë në të vajtjes me Apoloninë.

Kupa prioritet për Kukësin?

Është një ndeshje Kupe, me dy takime. Ndeshje që do rëndësi se Kupa është trofe që është objektivi ynë dhe do ta vlerësojmë maksimalisht.

Mendoj që gjendja është e mirë, e përsëris se nuk kemi dëmtime, skuadra po shfaqet mirë në fushë. Vijmë pas një periudhe të vështirë, deri diku jam i kënaqur.

Formacioni?
Do të mundohemi të hedhim në fushë lojtarët që janë më të përshtatshëm. Në konceptin tim nuk ka lojtarë stoli apo formaioni, të gjithë janë të denjë për të qenë në formacion si për këtë ndeshje, ashtu edhe për të tjera”.

Sezon i shpëtuar me fitimin e Kupës?

Në fund bëhën llogaritë. Kupa është prioritrt yni, sikurse dhe kampionati.Në të dyja frontet. Kam besim te futbollistët e mi“-tha ndër të tjera Shehi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!