Vjen deklarata: Grezda sqaron situatën me Çolak

Grezda: “Kur bëhet fjalë për ofendime personale dhe kombëtare, si person por edhe si futbollist, unë jam i ndjeshëm.”

Osijeku dhe Eros Grezda humbën gjysmëfinalen e kupës kroate, ndërsa u kaluan nga Rijeka, me rezultatin 3-2. Sulmuesi i kombëtares u aktivizua në minutën e 62-te të ndeshjes, duke u kthyer menjëherë në protagonist të xhindosur në fushë. Sulmuesi pas ndeshjes, pati zenka me lojtarin kundërshtar Çolak…

Duke pasur parasysh raportet e mediave dhe komentet e shumta në portale dhe rrjete të ndryshme sociale, në lidhje me ngjarjet pas ndeshjes mes Rijekës dhe Osijek në gjysmëfinalen e kupës kroate (fituar nga Rijeka), foli futbollisti gjakovar Eros Grezda. Lojtari kuqezi, përshkruan situatën në parkingun e stadiumit ‘Rijeka Rujevica’.

Deklarata e sotme e Grezdës:

Më vjen shumë keq që e gjeta veten në qendër të vëmendjes së mediave, veçanërisht në kontekstin e gjithçkaje që ndodhi më parë në fushë, gjatë ndeshjes me Rijekën. Ne ishim shumë të irrituar nga fakti që si sportistë u dëmtuam në duele, duke u bërë shkak për humbjen.

Nuk është e lehtë për ne që të durojmë padrejtësitë në ndërhyrje dhe të qëndrojmë të qetë. Veçanërisht kur dikush të fyen dhe të privon. Kur bëhet fjalë për ofendime personale dhe kombëtare, si person por edhe si futbollist, unë jam i ndjeshëm. Jo gjatë lojës.

Provokimet pasuan edhe pasi ndeshja mbaroi, ndërsa unë isha para autobusit të klubit me shokët e skuadrës, pranë të cilit lojtari kundërshtar Çolak po kalonte në mënyrë provokuese. Kështu që unë u ndesha me provokimet e tij gjatë gjithë kohës. Unë kam jetuar në Kroaci për shumë vite, di të përmbush të gjitha detyrimet e mia.

Paguaj taksat këtu, dhe gjëja e fundit që meritoj është se dikush më privon dhe më fyen mbi baza kombëtare. Prandaj, do të ndërmarr të gjitha hapat e duhur juridikë, në përputhje me rrethanat, për të mbrojtur nderin dhe reputacionin tim,’- deklaroi Eros Grezda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!