Cana drejtor drejt Lozanës…

Lorik Cana te skuadra zvicerane, Lozanë. Ky është sinjalizimi që vjen nga ‘Le Martin’, ndërsa sipas saj është duke kërkuar gjakovarin për pozicionin e drejtorit sportiv.

Në rrugëtimin për tu ngjitur në elitë, Lozanë ndërsa momentalisht është në krye të tabelës në kategorinë e dytë me 15 pikë diferencë nga ndjekësi më i afërt, duket se po nis të mendojë seriozisht për të ardhmen në kampionatin e më të mirëve.

Pas tërheqjes nga futbolli në vitin 2016, Cana ka krijuar fondacionin “Lorik Cana 5”. Ish- kapiteni kuqezi, ka marrë edhe liçencën për trajner futbolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!